Thursday, December 20, 2012

Granit Xhaka: “Të gjitha paratë që fitoj, ua dorëzoj prindërve”

Granit-Xhaka Në një intervistë të gjatë, që zë dy faqe të plota të gazetës së të dielës “Der Sonntag”, ylli i futbollit gjerman dhe i kombëtares zviceriane, shqiptari Granit Xhaka ka zbuluar shumë hollësi lidhur me jetën familjare, me ambiciet e tij, formën sportive etj. Ai veç tjerash ka pohuar se, të gjitha paratë që fiton ua dorëzon prindërve. Dhe pikërisht ky detaj është vënë në titull të artikullit. Më tej Graniti shpjegon raportin e veçantë që ka me prindërit dhe vëllanë, Taulantin. “Që kur unë luaj në Mönchengladbach dhe Taulanti në Zyrih, prindërve u duhet të “çahen”: një javë te ai, një javë te unë”