Thursday, December 20, 2012

Ish i dashuri i Kardashian pohon:”Publikimin e videos me skena s****, e ka publikuar vete ajo…

Images Show Biz- Nick Cannon, bashkëshorti aktual i këngëtares Mariah Carey, ka zbuluar arsyen pse u nda nga Kim Kardashian dhe ajo është videoja me skena seksi që 32-vjeçarja ka bërë me Ray-J. “Unë dhe Kim folëm për këtë video dhe ajo më gënjeu duke më thënë që nuk ekziston asnjë video. Nëse nuk do të më gënjente, mendoj se do isha përpjekur që lidhja të vazhdonte pasi ishte një vajzë e mrekullueshme”, theksoi Cannon.“Kim është njeri fantastik, por fakti që nuk u tregua e sinqertë me mua bëri që lidhja të përfundonte”, shtoi këngëtari, i cili nënvizoi se publikimi i videos mund të ketë qenë dhe një plan i vetë Kimit. “Ajo është një biznesmene e madhe dhe mendoj se në publikimin e asaj videoje ajo ka pasur gisht”, tha Cannon, i cili në vitin 2008 u martua me Mariah Carey.