Friday, December 21, 2012

Nëna hedh dy fëmijët nga kati i 15-të. LEXO JAMIN E PLOTE

Një ruse 30-vjecare ka hedhur fëmijët e saj 4 dhe 7 vjeç nga kati i 15-të i ndërtesës ku jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Moskë dhe ka shokuar opinionin vendas. Nëna e dy fëmijëve Galina Ryabkova i tha policisë së ajo ndihej e lodhur nga fëmijët e saj, të cilët i mbante në shtëpi dhe nuk i çonte në kopësht. Gruaja kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ajo kishte tentuar të vetëvritej përpara se të martohej me bashkëshortin aktual. Një video e sigurisë së pallatit tregon trupat e pajetë në tokë dhe se si dëshmitarët kërkuan t’i ndihmonin, por pa mundur që të shpëtonin ndonjë prej fëmijëve. Nëna Galina zbriti poshtë për t’i parë trupat e fëmijëve të saj pa treguar emocione të forta. Në gjendje jo të mirë mendore Galina nuk pranon se i ka hedhur ajo fëmijët nga lartësia, por është shprehur se fëmijët janë ëngjëj të vegjël, të cilët tani po fluturojnë në parajsë. Fqinjët thanë se babai i fëmijëve ndodhej për një udhëtim biznesi në momentin e ngjarjes së rëndë. Familja jetonte në katin e tetë të ndërtesës. Nëna i ka ngjitur fëmijët disa kate më lart, për t’i hedhur më pas tragjikisht nga lartësia. Ryabkova do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik dhe do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje.