Thursday, December 20, 2012

Vetevrasje masive ne Argjentine per fundin e botes…

Images Kryebashkiaku i Capilla del Monte ka urdhëruar mbylljen e të gjithë hyrjeve në qytet, si pasojë e parashikimit për mbipopullim më 21 dhjetor. Cila është arsyeja? Kur mbeten pak orë nga e premtja e famshme, në atë qytet ka shumë persona të shqetësuar për fundin e botës, pavarësisht sigurive që vijnë nga ekspertët. E madje, shumica prej tyre në Capilla del Monte mendojnë që vetëm për të mos qenë dëshmitar në “Ditën e gjykimit” pas tre ditësh, t’i japin fund jetës më përpara. Kështu, kryebashkiaku ka një shqetësim të madh se mos kryhen vetëvrasje masive, që duhet të ndodhin në zonën e malit Cerro Uritorco, aty ku mund të mblidhen më shumë se 15 mijë vetë për 21 dhjetor. I gjendur përballë këtij kërcënimi, kryebashkiaku ka marrë të gjitha masat, për të mos rrezikuar gjakderdhje, që mund të rezultojë plotësisht e kotë.