-Armata Kombëtare Shqiptare është shfaqur sërish, tani në Vushtrri. Ajo ka shpallur mobilizim të anëtarëve të vet, të nxitur, siç kanë thënë anëtarët e Shtabit të AKSH-së për Kosovë, “nga kërcënimet serbe se do ta ndajnë një pjesë të territorit të Kosovës dhe kërcënimeve për ta larguar me forcë lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë”. Në një takim që është mbajtur më 9 janar 2013, në Vushtrri, Shtabi i AKSH-së, zona nr. 2, Kosovë, ka marrë vendim për mobilizimin e të gjithë eprorëve dhe pjesëtarëve të vet. Në vendim, thuhet ndër të tjera, “se AKSH, Njësia Speciale “Kobra”, duke parë gjendjen e tensionuar në Luginën e Preshevës dhe në veriun e Republikës së Kosovës, të shkaktuar nga Serbia fashizoide, mori vendim të prerë, që nga data 10 janar 2013, të shpallë mobilizimin e të gjithë pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare. Pjesëtarët e AKSH-së duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatitur për t’i mbrojtur shqiptarët në trojet e tyre etnike, në mënyrë që çizmja e zezë e shkaut të mos shkelë kurrë në trojet shqiptare”. Vendimin e ka nënshkruar shefi i shtabit, kolonel “Kaçaku” si dhe komandanti i Njësisë Speciale “Kobra”, me gradën gjeneral. Ndërkaq, në një deklaratë, e cila gazetës Zëri i ka arritur nëpërmes postës elektronike, kolenel Kaçaku ka thënë se AKSH-ja do t’i mbrojë shqiptarët kudo që kërcënohen nga politika fashizoide serbe dhe se në asnjë pëllëmbë të tokës shqiptare nuk do të shkelë më çizmja serbe.
Tuesday, January 15, 2013
AKSH “Do të hyjmë në luftë me Serbinë”