Wednesday, January 9, 2013

Babai punëson njerëz që t’i vrasin birin në lojën “Counter-Strike”

counter-Një burrë në Kinë ka punësuar disa ‘vrasës’ virtualë që të vrasin birin e tij ne lojën e Counter-Strike. Lajmin e bëjnë të ditura mediat lokale që thonë se zoti Feng kishte punësuar të rinjtë që të ‘vrisnin’ të birin 23- vjeçar, që shpenzonte shumë kohë duke luajtur online. Ai shpresonte se këto veprime do të ndikonin që ai të mos luante më kaq shumë. Biri i tij vazhdimisht pyeste lojtarët se përse e gjurmojnë kaq shumë. Mësohet se baba e bir janë pajtuar pas zënkës për këtë ngjarje, por një ekspert thotë se një veprim i tillë nuk është se do ndikojë shumë në shkëputjen e të birit nga loja online.