Tuesday, January 15, 2013

Dënohen hakerët që vodhën këngët e Michael Jackson.

f1_15-jackson1358237677 -Dy meshkuj janë dënuar me 100 orë punë për komunitetin pasi që ishin akuzuar për shkak të sulmit në kompjuterët e kompanisë “Sony Music”, ku kishin vjedhur katalogun e Michel Jackson. Pronarët e kompanisë “Sony Records”, kanë blerë koleksionin e këngëve të Michael Jackson për 156 milionë funte në vitin 2010, por arkiva e kësaj kompanie ishte komprometuar nga disa hakerë. James Marks dhe James McCormick janë arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorim të kompjuterit dhe kopjim të këngëve pa leje të autorit pasi që atë kanë shkarkuar mbi 8 mijë dokumente dhe kanë vjedhur këngët e padëgjuara të Jackson. Ata u deklaruan të pafajshëm në vitin 2012 kurse ditë më parë ata janë dënuar nga gjykata në Leicester.