Sunday, January 20, 2013

Genta e “BB5” bën gjoksin në Selanik,dhuratë nga i dashuri (FOTO)

Gjoksi i saj i famshëm, të cilin kemi pasur rastin ta shohim edhe më herët prej kur u bë e famshme falë “Big Brother”, tashmë ka marrë dimensione të tjera. Sigurisht që është zmadhuar! Genta Gjalpi, protagonistja e edicionit të fundit të ”Big brother”, siç duket nuk ka qenë aspak e kënaqur me pamjen e saj të gjoksit, dhe ka pak kohë që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale për ta zmadhuar atë. Ka udhëtuar kështu drejt Selanikut në një nga klinikat atje për të realizuar operacionin, të cilin e ka bërë me shumë dëshirë për një pamje akoma më atraktive dhe më tërheqëse. I gjithë operacioni i gjoksit dhe vendosja e impianteve ka kushtuar diku rreth 4 mijë euro, gjë për të cilën siç mësojmë, Genta e ka bërë me shumë kënaqësi. Mbas operacionit, ajo është në fazën e pushimit. Këtë zmadhim të gjoksit Genta e ka pasur si dhuratë nga i dashuri i saj për këtë vit.