Thursday, January 24, 2013

Gjoksi si mjet joshjeje

fotoTe disa, kjo dëshirë, që shpesh lidhet me kujtimet për nënën kur ishin të vegjël, vazhdon të mos ndryshojë edhe në moshë të rritur. Kjo është arsyeja kryesore se përse burrat tërhiqen nga gjoksi i madh. Me kalimin e moshës, dihet që gjoksi nuk mund të jetë më i bukur si dikur. Por nuk është e thënë që edhe në këtë kohë një gjoks i tillë të mos ketë adhuruesit e vet: mjaftojnë pak ngjyra dhe një penel për ta shndërruar në një vepër arti. Mes spektakleve të para, ku femrat kanë dalë me gjoksin zbuluar është pikërisht kabareja e “Moulin Rouge”, lokali i famshëm parisien i hapur në vitin 1870. 60 balerinat e tij në atë kohë kishin karakteristika fizike thuajse perfekte. Të gjata 1.75 cm, një gjoks jo shumë të madh, një përgatitje të madhe në kërcimet klasike dhe shumë vullnet. Këto kritere zbatohen ende sot. Gjoksi është mjet joshjeje në shumë kultura: përfaqëson esencën femërore dhe një mjet erotik shumë të fortë. Kjo tërheqje ka nisur herët, që kur meshkujt nisën të ndjenin kënaqësinë gjatë marrëdhënieve intime. Gjoksi më i madh në botë është ai me numër 9 dhe i përket brazilianes Sheyla Hershey, që ka hyrë në librin “Guinness”. Por për të arritur deri këtu, Sheyla-s iu desh t’u nënshtrohej plot 9 ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjoksi më i madh natyral është ai i amerikanes 50-vjeçare, Norma Stitiz.