Saturday, January 19, 2013

Ja kush donte ta vriste Justin Bieber

Rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e këngëtarit të famshëm kishte kohë që po planifikonte një bandë mafiozësh. Banda kishte vënë në shënjestër këngëtarin e famshëm Justin Bieber, i cili rrezikonte të rrëmbehej nga tre persona gjatë kohës që dha koncert në “Madison Square”. “Koka” e këtij plani makabër ishte Dana Martin, i cili e adhuronte ndërkohë këtë këngëtar. Në fakt, ai ndodhet në burgun e Nju Meksiko që prej vitit 2000, me dënim të përjetshëm pas vrasjes së një 15-vjeçareje, por kishte urdhëruar Mark Staake dhe nipin e tij Tanner Ruane për të rrëmbyer këngëtarin. Gjithsesi, motivi i këtij plani të tmerrshëm të Dana Martin mbetet i panjohur ende.