Sunday, January 27, 2013

Ja kush është i dashuri i Anjeza Shahinit (foto)


AnjezaShahini1235
U bë kohë që kishim mësuar se këngëtarja e njohur Anjeza Shahini, ishte në lidhje dashurie me një diplomat të huaj, por nuk dinim asgjë më shumë.
Kohët e fundit u bë i njohur edhe emri i tij, Pol, si dhe fakti që Anjeza udhëton për herë të dytë drejt Londrës, për ta takuar.
Madje në një status të saj në Facebook, ajo shkruan se telefonat nuk do t’i funksionojnë pasi do jetë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Hitbërësja e këngës “Love”, të cilën ia ka dedikuar të dashurit të saj anglez, po kalon disa ditë çlodhëse në krahët e tij.
Dhe për të gjithë ata që janë kureshtarë, kjo është një fotografi e çiftit. i dashuri