Saturday, January 19, 2013

Ky Eshte 77 Vjecari Qe Sfidon Te Ftohtin “Per Sport”

77-vjecariDalja në pension për shumicën e njerëzve do të thotë të rrinë gjithë ditën ulur në kolltuk, me një batanije në shpatulla e një palë pandofla, por jo për 77-vjeçarin Gao Yinuy. I moshuari tregon se është si një djalë i ri, teksa me pantallona të shkurtra e një palë atlete, stërvitet në temperatura -25 gradë Celsius. Mësuesi nga Jilin në Verilindje të Kinës, ka dhjetë vjet që ka dalë në pension, e falë stërvitjes së përditshme të nisur që atëherë, nuk ka pasur asnjëherë asnjë problem shëndetësor. Ai e nis stërvitjen me një vrap të lehtë, më pas stërvitje në paralele dhe në fund, një zhytje në ujin e akullt.