Friday, January 18, 2013

LAJMI I FUNDIT: Xhandarmeria ja mësyn Preshevës

Lapidari-i-UÇPMB-së-para-kuvendit-komunal-të-PreshevësXhandarmeria serbe me 5 autobusë me arritur në Preshevë dhe është stacionuar në bazën e saj, shkruan portali serb Telegraf, transmeton presheva.com. Siç shkruajnë gazetarët, në bazën e xhandarmerisë në Bujanoc kanë arritur pesë autobus të mbushur me polic, ndërsa një natë më herët në bazë janë stacionuar një kontigent i xhandarëve serb. “Gjithçka është apsolut gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i vet aksionit mbahet në fshehtësi., andaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të vij deri tek operacion” ka thënë një burim nga shërbimi i sigurisë për portalin serb. Zyrtarisht, ditën e enjte ka skaduar ultimatumi të cilin e kishte vendosur kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq, që shqiptarët ta largojnë vet lapidarin