Saturday, January 19, 2013

Leo Messi prezanton “Topat e Artë” në Camp Nou (VIDEO)

Lionel Messi i ka prezantuar Topat e Artë në stadiumin Camp Nou, para ndeshjes së Copa del Rey ndaj Malagas, e cila u zhvillua sonte. Ylli argjentinas ka festuar me tifozët sidomos për Topin e Artë të fundit, që e fitoi ditë më parë, ndërsa në fotografi shihen edhe tre trofetë e fituar në vitet e kaluara. Messi është futbollisti i parë në histori të futbollit që i fitoi katër Topa të Artë dhe atë rresht.