Monday, January 14, 2013

Me një pistoletë lodër, vajza 27 vjeçare grabiste gratë në rrugë (FOTO)

nikita-199x300 -Një 27 vjeçare nga qyteti i Fierit është prangosur nga policia, pasi me një pistoletë lodër vidhte para dhe sende me vlerë në këtë qytet. Enkeleda Merka apo siç e quajnë ndryshe “Nikita” personazhja e njohur e këtij filmi, pasi vendoste kapuçin në kokë dhe dorezat e zeza, dilte në orët e mbrëmjes dhe me një pistoletë lodër, e cila ngjante si e vërtetë, grabiste gratë në rrugë. Policia e Fierit në një deklaratë për shtyp ka thënë se 27 vjeçarja Merka dyshohet se ka kryer të paktën tri grabitje nën ushtrimin e dhunës psikologjike, duke përdorur një pistoletë lodër. Merka pasi është arrestuar ka treguar në komisariat se kushtet e këqija ekonomike e detyruan të grabiste. 27-vjeçarja Enkeleda Merka kishte jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj në Itali. Ajo ishte kthyer në vendlindje kohët e fundit dhe duket se kishte zgjedhur grabitjet si mënyrën e saj për të siguruar jetesën