Saturday, January 26, 2013

Meshkujt u kallëm: Të ndalohen minifundet se na morët në qafë


Meshkujt kërkojnë që minifundet dhe pantallonat e shkurtra të mos lejohen në zyra për shkak se janë tepër tunduese dhe shpërqëndruese njëkohësisht.
Ky është rezultati i një studimi, sipas të cilit dy të tretat e meshkujve thonë se femrave iu duhet ndaluar që të vijnë me minifunde në zyrë.
Po kaq meshkuj kërkojnë që të mos lejohen as veshjet që zbulojnë shumë gjoksin, apo që janë të tejdukshme.
Ndërkohë vetë femrat janë edhe më radikale.
52 përqind thonë se minifundet janë joprofesionale, kurse 67 përqind thonë se koleget nuk duhet të veshin pantallona të shkurtra.