Monday, January 7, 2013

Ndiqeni Ritën duke fluturuar në Dubai (Video)

-Pak ditë më parë, Rita Ora ka qenë në Dubai me familjen e saj për pushime ku është argëtuar pë fund. Ndër eksperiencat e saja më të mira atje, ka qenë edhe hedhja me parashutë nga një lartësi shumë e madhe.Rita, fillimisht ka publikuar disa fotografi nga ky moment ndërkaq, tani ajo ka bërë publike edhe një video ku shihet momenti teksa ajo hidhet me parashutë nga aeroplani.“Ishte gjëja më e mirë që e kam bërë gjatë tërë jetës sime, ka thënë Rita menjëherë pasi ka zbritur në tokë.Madje, duke bërë shaka, ajo ka thënë se më nuk do të këndojë por, do të punojë së bashkui me parashutistët në Dubai të cilët e provojnë cdo ditë eksperiencën që Rita e provoi atë ditë për herë të parë.