Tuesday, January 22, 2013

Në ‘luftë’ fansat e Justin Bieber dhe Lady Gaga's?

foto
Deri më tani Lady Gaga ishte ajo që kryesonte në rrjetin social Twitter. Ajo brenda një kohe relativisht të shkurtër mblodhi rreth vetës më shumë se 30 milion ndjekës. Por ajo ka mundësi ta humb këtë kurorë gjatë këtyre ditëve pasiqë ekspertët e medieve digjitale kanë parashikuar se ky rekord mund të thyhet nga Justin Bieber. Del që përkrahësit e Gaga-s, “The Monsters” do të munden nga “Beliebers”, që janë fansat e Justin. Të premtën që lamë pas Gaga shënonte 33.198.000 ndjekës, rreth 46.000 më shumë sesa Bieber, i cili kishte 33.152.000. Ai pritet të kalojë këtë shifër të Gaga-s pasi që po i rriten fansat në mënyrë shumë të shpejt.