Tuesday, January 22, 2013

“Nuk të duhet fama nëse nuk u ndihmonë të tjerëve”

foto
Lana Del Rey dëshiron të jetë sikur Angelina Jolie me punën e saj humanitare. 26 vjeçarja ka treguar se është e magjepsur nga ylli i Hollywood-it e cila njihet edhe për punën e saj bamirëse në Afrikë. Lana beson se më shumë të famshëm duhet të përdorin fuqinë e tyre për qëllime të mira dhe të fitojnë para për organizata të cilat ndihmojnë njerëzit e pastrehë. Ajo vendosi të involvohej në këso organizatash pasi që vuante nga varësia e alkoolit dhe ka vendosur ta ndryshojë jetën e saj duke filluar me rehabilitim. “Muzika ishte pasioni im, por puna me këto fondacione është më e rëndësishme. Kur ndihmojë të tjerët kam përshtypjen se edhe mua po më ndodhin gjëra të mira. Derisa po shërrohesha nga alkooli fitova më shumë sesa vetëm identitetin:gjeta familjen. Dua të jem sikur Angelina Jolie. Më pëlqen ajo. Mendoj se fama nuk të nevoitet vetëm për vete pro duhet ta shfrytëzosh edhe për qëllime të mira”, tha krijuesja e hitit “Born To Die”