Sunday, January 27, 2013

Samsung Galaxy S4 do të paraqitet më 15 prill


Hit-telefoni më i ri i Samsung, Galaxy S4, do të paraqitet me 15 prill, thotë SamMobile i cili është mjaft kredibil kur bëhet fjalë për informata jozyrtare të këtilla.

Hit-telefoni më i ri i Samsung, Galaxy S4, do të paraqitet me 15 prill, thotë SamMobile i cili është mjaft kredibil kur bëhet fjalë për informata jozyrtare të këtilla.
Duke shikuar popullaritetin e paraardhësit Galaxy S3, i cili sipas shumë mediave është telefoni më i mirë momentalisht në treg, mundemi të presim që të ngrihet po aq pluhur edhe për Galaxy S4. Interneti thotë se S4 do të punojnë në Exynos 5 Octa procesor 1.8 GHz të klonuar me 8 bërthama, do të ketë ekran 5-inçësh 440ppi në të cilin do të mund të lëshohet full HD video, 2 GB RAM, kamerë 13 megapikselëshe me 1080p HD, kamerë të përparme 2 megapikselëshe, mbushje pa tela, nuk do të ketë buton fizik dhe do të punojë në Android Jelly Bean 4.2.1.
Ashtu siç mund të shihet, telefoni do të jetë me siguri shpejt dhe i fuqishëm, por për momentin këta janë vetëm parashikime (ndoshta janë vetëm dëshira), kështu që do të duhet të presim deri në prill për specifikacionet zyrtare. Në ndërkohë, Samsung në shkur do të prezantojë edhe tablet kompjuter të ri.