Tuesday, January 22, 2013

Seldi sjell të fejuarën në Tiranë (Shiko Fotot)

Është kthyer nga turi i koncerteve që ka pasur së bashku me Sinanin në Australi dhe përsëri po vazhdon aktivitetet e tij muzikore gjithashtu në bashkëpunim me Sinan Hoxhën. Duke qenë se muzika nuk i jep shumë kohë për jetën private, Seldi këtë radhë nuk ka mundur të udhëtojë drejt Suedisë për të parë të fejuarën e tij Dafinën, por ka vendosur ta ftojë atë në Tiranë dhe njëkohësisht t’ua prezantojë miqve të tij me të cilët kanë dalë te “Mumja bar”. Edhe pse gjithmonë është munduar të fshehë lidhjen e tij, madje edhe duke mohuar fejesën që ka bërë para pak kohe, Seldi nuk u shpëton dot paparacëve, të cilët e ndjekin nga prapa me apo pa dashjen e tij. Megjithatë, ai së bashku me të fejuarën Dafina Zeka, kanë vendosur që të mos flasin për mediat në lidhje me dashurinë e tyre, të paktën deri më tani.