Friday, January 25, 2013

Shakira dhe Pique publikojnë fotografinë e parë të djalit të tyre (foto)




Ditën e martë këngëtarja e famshme, Shakira, dhe i dashuri i saj, Gerard Pique, u bënë prindër të një djali të cilin vendosën që ta juajnë Milan Pique Mebarak.
Futbollisti Pique ka dashur që të ndaj gëzimin e tij me fansat duke publikuar një fotografi të Milanit në rrjetet sociale, ndonëse, në këtë fotogarfi nuk shihet fytyra e djalit, por vetëm këmbët, ku ai ka veshur një palë atlete në të cilat është shkruar emri i tij, Milan.
“Këmbët e Milanit”,- ka shkruar Pique pasi ka pastuar foton.
Po ashtu, bëhet e ditur se Pique, i cili është shumë krenar për djalin e tij, e ka rregjistruar Milanin si anëtar dhe lojtar të ri të Barcelonës.