Tuesday, January 22, 2013

Turqia gati per ta godit Syrin (VIDEO)


Bateritë e raketave tokë-ajër të tipit “Patriot”, të prodhimit gjerman dhe holandez dhe të rekomanduara nga NATO për Ankaranë, kanë mbërritur në territorin turk. 
Përmes këtyre raketave synohet mbrojtja e këtij shteti nga sulme të mundshme raketore nga Siria, arsye për të cilën ato janë vendosur në portin turk Iskenderum, në afërsi të Antiokias.
Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, raketat kanë mbërritur në bordin e dy anijeve. Ato do të transferohen në ditët e ardhshme në zonat e zgjedhura nga NATO, ndërkohë që pritet mbërritja e dy baterive “Patriot” amerikane.
Lajmi vjen
një ditë pasi ministri i Jashtëm sirian ftoi për herë të parë kryengritësit që të ulin armët dhe të bashkohen në bisedime për formimin e një qeverie të re të pajtimit kombëtar.
Ndërkohë, Ministria ruse e Emergjencave ka vendosur të dërgojë dy avionë në Beirut për të ndihmuar qytetarët rusë që do të duan të lënë Sirinë.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga kjo ministri, sipas të cilave janë rreth 100 shtetas rusë që pritet të riatdhesohen.