Monday, January 21, 2013

Zanfina Ismaili, 16 ditë në burgun e Prishtinës?

Zanfina Ismaili ka gjasa të qëndrojë disa ditë në burgun e Prishtinës, pasi në adresë të saj është lëshuar një fletë-arrest, nga një çështje që daton nga viti i kaluar. I gjithë incidenti ka ndodhur në një koncert, ku Zanfina ka pasur me vete një sprej lotsjellës, dhe rastësisht sigurimi e ka gjetur atë, duke e raportuar menjëherë në polici. Por e gjithë kjo ka një shpjegim pas vetes. Këngëtarja ka mbajtur me vete sprejin, pas incidentit që i kishte ndodhur në një koncert tjetër, ku njëri nga fansat e pranishëm, e kishe sulmuar atë. Që atëherë, personi nuk e ka lënë të qetë Zanfinën. I njëjti njeri është paraqitur dhe në shtëpinë e saj, duke u bërë ndjekës i frikshëm për këngëtaren. Zanfina ka bërë të ditur për Telegrafi se pasi fillimisht e ka paraqitur në polici rastin rreth këtij ndjekësi, ajo më pas ka tërhequr akuzat, pasi personi në fjalë ka qenë i sëmurë mendor. Pas këtij rasti, Zanfina nuk është ndjerë e sigurt, dhe ka mbajtur një sprej lotsjellës, i cili në rast të nevojës për vetëmbrojtje do të mund t’i hynte në punë. Çështja ka më shumë se një vit që po qarkullon në gjyqin e Pejës, dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar për Zanfinën. Sipas portalit “Indeksonline”, këngëtarja mund të vuajë 16 ditë burgim, pasi nuk i është përgjigjur ftesave të gjyqit, për shkak të ndërrimit të vendbanimit.