Thursday, March 7, 2013

Aksioni i madh policor ‘pushton” komunën Çairit në Shkup!

police
Në një aksion të madh policor në Shkup, janë arrestuar rreth 30-40, mëson portali informativ “Lajm24.info”. Arrestimet e këtilla kanë ndodhur në komunën Cair dhe Butel të Shkupit. Supozohet se arrestimet janë bërë për shkak të protestave të ditës së shtunë, por njëherësh edhe për ta parandaluar përsëritjen e protestave eventuale, gjatë të premtes (8 mars). Informacionet e këtilla akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht, aksioni i tillë shtrirje nuk ka patur edhe në pjesët e banuara me maqedonas, që do të thotë se pjestarë të këtij nacionaliteti nuk janë arrestuar.