Tuesday, March 12, 2013

Alban Mehmeti, fejohet në qershor

Alban Mehmeti, fejohet në qershor

Ndonëse kënga “Në ditëlindjen tendë” e kënduar nga Alban Mehmeti në “Top fest 7”, nuk arriti të hyj në finalen e këtij festivali, këngëtari Mehmeti dëshiron që kjo këngë të arrij suksesin e merituar. Ai mendon që shumë shpejt kësaj këngë të ia realizon videoklipin. “Mendoj që kënga e meriton që të këtë sukses më të madh që ka arritur prandaj së shpejti do të ia realizoj videoklipin. Këtë e them sepse të gjithë njerëzit që e kanë dëgjuar këngën, e kanë pëlqyer mjaft. Po ashtu kënga është lansuar shumë edhe nëpër radio stacione kosovare”, ka thënë ai.

Albani nuk ka dëshirë të kritikoj jurinë dhe organizatorët e “Top fest 7”, por ai nuk e mohon që është ndarë paksa i zhgënjyer nga ky festival. “Të them të drejtën nuk dua me kritiku asgjë dhe askënd, por jam zhgënjyer shumë sepse mendoj që jo veç kënga ime por ka pas edhe këngë
tjera shumë më të mira që sa disa të tjera që ishin në finale”, bëri të ditur ai. Ish anëtari i grupit “Aurora” thotë se vazhdon të këtë miqësi me anëtarët tjerë të grupit Nazin dhe Yllin, por në krahasim kur këndonte bashkë me ta, tash ndihet më mirë si solo këngëtar. “Mirë ka qenë edhe me grup, por shumë më mirë vetëm”, shprehet ai.