Sunday, March 3, 2013

Apple përgadit iPhone Mini. Ja si duket: (FOTO)

0013Concept Çfarë e bën një smartphonë të sotëm të duket se është më ndryshe nga të tjerët? Shumë e thjeshtë. Ekrani i tij më i madh! Ose karakteristikat e tij më të forta që e çojnë atë t’u ngjaj tabletëve të sotëm. Është interesant fakti se gjer më tani, Apple është kompania e vetme që nuk e ka ekzagjëruar madhësinë e ekranit të smartphonëve të saj. Por, projektuesi i smartphonëve, Peter Zigich ka krijuar disa koncepte se si mund te duken në të ardhmen smartphonët e Apple, nëse kjo kompani vendos që t’ua zmadhojë ekranin atyre. Në një blog, Zigich parashikon një numër të madh të koncepteve të ndryshme për një iPhone të gjeneratës së ardhshme. Çka është më interesante, se ai në këto koncepte përfshin Home Button-nin klasik tashmë të vendosur në pjesën anësore të pajisjes, iPhonePad i cili i është në mes iPhone 5 dhe iPad Mini, si dhe më interesanten, iPhone Mini. A do të jenë të vërteta ndonjë ditë këto dizajne të Peter Zigich? Pse jo! Mjafton të shpresojmë që Apple do ti marrë parasysh këto dizajne mjaft interesante.