Saturday, March 9, 2013

Bathore, plagos me thikë dy të rinj pse i bënë foto kushërirës së tij

lajme_thika_426462196Një tjetër konflikt me thika është shënuar ditën e djeshme në kryeqytet, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.
Në një nga lokalet në zonën e Bathores, ka lindur një konflikt mes një grupi të rinjsh, ku kanë mbetur disa të plagosur. Ramazan dhe Kreshnik Daci, përkatësisht 24 dhe 22 vjeç kanë mbetur të plagosur, dhe është plagosur lehtë edhe autori i ngjarjes, 16 vjeçari Fatjon Gjana.
Burime të policisë bëjnë me dije se sherri ka nisur për një femër. Mësohet se njëri nga vëllezërit Daci ka fotografuar  vajzën, e cila ka qenë kushërira e autorit të ngjarjes. Skena është parë nga 16 vjeçari, i cili u ka kërkuar shpjegime  vëllezërve se pse e kanë fotografuar.
Fillimisht të rinjtë janë zënë me grushte në lokal, po më pas adoleshenti ka marrë një thikë dhe teksa ka kërkuar sërish sqarime nga dy vëllezërit, nuk ka hezituar ta përdorë atë, duke i plagosur ata në pjesën e kurrizit.
Siç shkruhet edhe në GSH, viktimat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rreziku për jetën.