Monday, March 11, 2013

Beyonce mallëngjen me himnin në betimin e Obamas (Video)

Nuk kanë munguar VIP-at në ceremoninë e përurimit të mandatit të dytë të Barack Obamas si president i SHBA. Mbi të gjitha, protagoniste është bërë Beyonce, e cila ka marrë duartrokitje për këndimin madhështor e tepër mallëngjyes që i ka bërë himnit në "Capitol Hill", ndërkohë që më pas ka shkuar të përshëndesë ngrohtësisht presidentin Obama. Faktikisht që në momentin e ardhjes së saj bashkë me të shoqin Jay-Z, iu rezervua duartrokitja më e madhe ndër të gjithë të ftuarit. Madje duke "mposhtur" edhe duartrokitjet që iu dedikuan ish-presidentit Bill Clinton dhe të shoqes, Hilary.