Monday, March 18, 2013

Biseda e thashetheme; Joana: “Tani do të bëhem gore me të gjithë”

joana-gore-18.3.13Diskutimet midis banorëve në dhomën e ndenjes vazhdojnë ende, ku të gjithë diskutojnë rreth transformimit që mund të pësojë karakteri i njeriut në këto kushte si edhe një mënyrë të sjelluri e shtirur e disa prej banorëve nga çfarë janë në realitet. Ata mendojnë se është e vështirë që të mos nxjerrësh fytyrën e vërtetë gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, pasi janë kushtet të tilla që të zbulojnë edhe pse jo 100 për qind.
Më pas, të gjithë rikujtojnë situatën kur Xhimi u ka bërë lojë banorëve sikur është sëmurur, dhe kujtojnë reagimet e disa prej banorëve, si Anaidi, Joana dhe Marselini, për të cilët thonë se janë shtirur.
Elena dhe Marselini shkojnë sërish në dhomën e gjumit e vazhdojnë thashethemet për Elenën dhe Anaidin. Joana mendon se ata janë duke i përfolur, për faktin që Marseli po i qëndron afër Joanës. Ata aludojnë rreth bisedave që mund të bëhen nga Anaidi dhe Elena kundrejt tyre. Joana rikujton situatën ku Anaidi me tendencë ka dashur ta bëjë të ndihet xheloze duke ndenjur afër Elenës, duke përsëritur veten. Marselini nuk ka qenë prezent dhe thotë se nuk mund të japë asnjë ide rreth kësaj situate. Joana thotë se ka reflektuar nga situata në fjalë dhe ka kuptuar që duhet të qëndrojë sa më larg Anaidit.
Joana premton se do të transformohet komplet përballë Anaidit, por edhe me të tjerët. “Tani do të bëhem komplet gore me të gjithë”, shprehet Joana. Ndërsa Marselini e këshillon që ajo të sillet ashtu siç e mendon vetë më të drejtë.
Më pas, të dy aludojnë rreth nominimeve që mund të kenë bërë banorët, për t’u munduar të gjejnë se kush mund të jenë të nominuarit e kësaj jave.
Ndërsa banorët në sallon, pas bisedave serioze fillojnë të bëjnë shaka, të luajnë e të qeshin me njëri-tjetrin.