Friday, March 15, 2013

Bllofi i Rita Orës me zhytjen "fashion" në Tajlandë

Rita Ora ka bërë një zhytje në pishinë, me "kapuçin" më të padobishëm të njohur ndonjëherë nga njeriu. Jo vetëm duket sikur gjithçka është krejtësisht e pavend, por për më tepër, ajo që ka vënë në kokë mendohet të mos jetë ekzaktësisht një aksesor mode që përshtatet me zonat e plazhit, apo me pishinat. Ky është me pak fjalë imazhi që ka postuar këngëtarja e zhytur në ujë me bikini, gjatë udhëtimit të saj në Tailandë. Ndërsa në një tjetër foto shfaqet Rita në disa lëvizje noti të sinkronizuar. Ndërkohë që e ka shoqëruar gjithçka me komentin: "Nuk kam asnjë ide tani...Di vetëm që s'dua të shkoj në shtëpi nesër