Thursday, March 7, 2013

Braziliani Ronaldo, i nxehur me Ferguson


Ronaldos nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si u shpreh Sir Alex Ferguson për të diferencuar Cristiano Ronaldon nga “Fenomeni” në konferencën e shtypit para ndeshjes Manchester United-Real Madrid.
Tekniku veteran skocez ishte shprehur kur u pyet për këta dy lojtarë: “Nëse krahasoj Cristiano Ronaldon me Ronaldon e shëndoshë, mendoj se Cristiano është më i mirë. Është më i kompletuar dhe më i fortë.”
Kësaj fraze ish-sulmuesi i kombëtares braziliane iu përgjigj: “Real Madridi i mbylli gojën në fushë Fergusonit. Tregoi mungesë respekti ndaj meje dhe nuk e prisja nga një zotëri që ka marrë titullin Sir në Angli.”
Ish-lojtari i Realit i uroi gjithashtu Fergusonit sa më shumë humbje në karrierë: “Nuk dua të flas më për këtë njeri, dua vetëm që ekipi që ai drejton të humbasë gjithmonë.”