Monday, March 11, 2013

Çfarë bën një shofer autobusi kur ja sjellin në majë të hundës?

Çfarë mund të bëjë një shofer autobusi në Rusi kur disa shoferë të papërgjgjshëm i zënë rrugën? Ai thjesht i merr përpara duke u munduar t’i edukojë në mënyrë që të mos përsërisin më gabimin. Alexei Volkov, i cili punon në Zelenograd, është bërë i famshëm në internet pasi ai i poston videot e përplasjeve që shkakton me shoferët e pakujdesshëm. Ai njihet si “Ndëshkuesi” për shkak se vendos rregull në rrugë në mënyra brutale. Volkov pranon se ka shkaktuar më shumë se 100 aksidente gjatë punës së tij si shofer autobusi. “Shefave nuk u intereson sepse autobusi pëson shumë pak dëmtime. Nëse dëmtimi është i madh, presin paratë nga kompania e sigurimeve dhe e rregullojnë sërish. Çfarë të bëj unë? Të manovroj papritur apo të frenoj fort duke dëmtuar pasagjerët? Më heqin patentën menjëherë po të veproj kështu, kështu që vendos të vazhdoj rrugën time. Unë i regjistroj këto aksidente në mënyrë që të shikohet kush e ka fajin”, shpjegon rusi.