Tuesday, March 12, 2013

E do një nuse kosovare të Zvicrës

E do një nuse kosovare të ZvicrësXherdan Shaqiri ndihet si në shtëpi në Munich. Atij i ka mbetur vetëm ta gjejë një nuse dhe të kompletohet. Futbollisti kosovar i ka lënë paksa anash femrat, pasi që është koncentruar totalisht tek ekipi i ri, Bayern Munich, pa e ndjekur më jetën e natës.

Edhe pse është ende i ri, 21 vjeç, ai po mendon qysh tash për vendimin më të rëndësishëm të jetës. “Objektiv imi është që ta martoj një nuse kosovare që jeton në Zvicër. Por, është ende herët, të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, deklaroi mesfushori kosovar në një intervistë për magazinën zvicerane Blick.

Gjilanasi bombardohet nga mesazhet që merr nga fanset, të cilat i kërkojnë edhe autografe. Por, ai nuk ka shumë kohë të merret me to. Ai tregon se ushqimi në Zvicër është më i mirë se në Gjermani. Shaqiri ndihet me fat që është rritur në një vend si Zvicra.

Gjilanasi shton se familja e përcjell çdo dy javë, kur Bayerni luan në shtëpi. Në rrjetin social Facebook, përfaqësuesi zviceran është mjaft i popullarizuar. Ai ka 367 mijë fansa, ndërsa ndihmohet nga vëllezërit e tij për ta mbajtur këtë faqe.