Sunday, March 17, 2013

Elvana Gjata: Përulje atyre që na dhanë jetë!

Këngëtarja e suksesshme Elvana Gjata, me anë të një statusi që ka postuar në profilin e saj në “Facebook” ka bërë një dedikim shumë të ndjerë për prindërit e saj. “Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë… Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lemë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm… Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke falënderuar Zotin që i kam në jetë…
Bekime, Mirënjohje dhe Përulje atyre që na dhanë jetë!”, ky është statusi, i cili çdo koment mbi të do ta kishte të tepërt.