Wednesday, March 6, 2013

Filardi: Behrami, lojtari më luftarak në Itali

foto
sh-mbrojtësi i Napolit, Massimo Filardi, ka vlerësuar lartë cilësitë e mesfushorit kosovar, Valon Behramit.
Ai të martën në një intervistë për Pianetazzurro ka thënë se Behrami është lojtari më luftarak në Itali.
“Behrami është një luftëtar, ndër më të mirët në Itali sa i përket fitimit të topit në mesfushë. Ai nuk është lojtar që mund ta vendosë ndeshjen, por ai lufton për ta kontrolluar ndeshjen në pjesën ku i takon atij”, ka thënë Filardi.
Behrami, 27-vjeçar, ka zhvilluar 24 paraqitje gjatë këtij edicioni në Serie A të Italisë. Ai vlerësohet një nga lojtarët më të mirë te Napoli.