Friday, March 8, 2013

Formacioni më i paguar në botë


Gazeta portugeze “A’Bola” ka ndërtuar "skuadrën" me lojtarët më të paguar në botë. Rënditja sipas pozicioneve që mbulojnë nis me portierin Iker Kasijas,i cili ka rrogën më të ulët të formacionit në fjalë me “vetëm” 6 milion euro në vit. Nga e majta në të djathtë janë Eshli Kol (12.4 milion euro), Xhon Terri (9.5 milion euro), Tiago Silva (9.8 milion euro) dhe Filip Lahm (10 milion euro), duke përbërë katërshen e lojtarëve më të paguar në botë sipas pozicioneve në të cilat luajnë. Në mesfushën me 3 lojtarë dominon Mançester Sitit, që ka dy përfaqësueses, David Silva (13 milion euro) dhe Jaja Ture (13 milion euro), ndërsa lojtari i tretë i këtij reparti është Frank Riberi që përfiton 10 milion euro në vit. Qendërsulmues nuk mund të ishte askush tjetër përveç Samuel Eto’o, i cili përfiton 20 milion euro në vit te Anzhi në Rusi. Mbështetës të tij në këtë repart janë Lionel Mesi me 15 milion euro në vit si dhe Kristiano Ronaldo me 10 milion euro.