Sunday, March 3, 2013

Fshihet flamuri i Maqedonisë nga “New Born” (FOTO)

newborn22 Fisnik Ismajli, autor i “New Born”, në profilin e tij në FB ka konfirmuar se flamuri i Maqedonisë është fshirë nga ky monument. Ai madje ka ironizuar edhe me pafuqinë e Qeverisë së Kosovës në raport me situatën e krijuar në Maqedoni. Në vijim po ua sjellim postimin e plotë të Fisnik Ismajlit Sapo e pash një video, ku një grup tifozësh e fshijnë flamurin e Maqedonisë prej monumentit NEWBORN. Sot, jam i sigurt, Hajredin Kuçi ka me dalë me thanë “Qe, a ju kam thanë se kanë me i shlye flamujt!”, prandej deklaratës së tij po ia paraprij me këtë përgjegjje: I nderuemi Zavendës-Kryeministër, sa lodhesh tuj u brengosë se a po i shlyen dikush flamujt, apo jo, nisja lodhu për bashkëkombasit e tu në Shkup edhe Luginë (se për këta në Mitrovicë për çdo ditë po ta përkujtojmë). Nuk mjafton veç nji deklaratë e lodhët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila, si zakonisht, e “dënon” dhunën me dy paragrafa tekst, pa ndërmarrë asgë konkrete. Sot u bënë 2 javë prejse NEWBORN u ngjyros me pamje të re dhe, përpos Auronës, e cila me siguri e ka bë pa dashje, qytetarët treguen kulturë të paparë, duke i respektue këto shtete. Është, pra, qytetari ai që ia tregon realitetin kësaj qeverie, posaçërisht në këtë rast, për paaftësinë tuej me veprue kur bashkombasit tonë jashtë kufinjëve keqtrajtohen. Ju, z. Kuçi, jeni ata që duheni me insistue edhe me i mbrojtë shqiptarët jashtë kufinjëve, nëse e queni veten të përzgjedhun të popullit, e posaçërisht kur qytetarët reagojnë, sikur në këtë rast, sepse veç shqiptarët në Ballkan sot po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Si shenjë solidarizimi me bashkëkombasit e mi në Shkup, unë nuk kam me e ri-ngjyrosë flamurin e Maqedonisë në NEWBORN për disa ditë, deri të shohim normalizim të gjendjes dhe trajtim të dinjitetshëm të shqiptarëve atje. Kape ngjyrose flamurin vetë, z. Kuçi, e vazhdo duke tentue me i mashtrue qytetarët tu edhe ndërkombëtaret, se keni marrëdhanie fantastike me shtetet fqinje, ju servilë të nënshtruem e të mallkuem të leshit.