Monday, March 18, 2013

Gazetarët menduan se ishte tragjedi, doli skenë filmi (Video)

Nxitimi për t’u bere përcjellësi i pare i lajmit, ndonjëherë mund te kushtoje rende, aq sa te vihesh ne loje nga publiku.Kështu ka ndodhur me WGN News ne Shtetet e Bashkuara, gazetaret e te cilit nxituan te japin lajmin “e një aksidenti tragjik”. Nga pamjet e përftuara nga regjia lëvizëse me helikopter, gazetaret e televizionit lokal, raportuan te paret “aksidentin e rende” në rrugët e Çikagos, ku një avion i vogël privat, ishte rrezuar ne mes te rrugës duke shkaktuar edhe përplasjen e disa automjeteve. Te shqetësuar ne studio ata kërkuan pamje me te qarta për te kuptuar nëse kishte viktima nga aksidenti. Tmerri përfundon kur dikush nga regjia njofton dy gazetaret ne studio se gjithçka ishte skene e një filmi, qe me vone u mësua se ishin xhirimet për serialin “Chicago Fire” te televizionit NBC.