Monday, March 18, 2013

Gjendet 10-vjeçari, rrëfen ferrin në shtëpinë e Prrenjasit, ka bashkëpunëtorë

1022:00- Është kthyer më në fund tek familja e tij 10-vjeçari i shpëtuar sot në Laprakë. Pas shumë orësh rrëmbim, ai më pas është marrë në pyetje në polici nën praninë e psikologut, duke rrëfyer për tmerrin në shtëpinë e Prrenjasit.
Vogëlushi ka thënë në polici se rrëmbyesi i tij fliste në telefon me shokët dhe ka dëgjuar që ai t’u ketë thënë, ‘hajde merreni se është gati’. Në këto rrethana policia po ngre edhe një pistë tjetër se Prrenjasi ka patur edhe bashkëpunëtorë në aktet e tij.
Kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës
21:49-Pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi ka treguar se ai e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon, bën me dije A1 Reporter.
Këtë gjë ka synuar të bëjë edhe me djalin e shpëtuar sot. Policia do t’i fillojë në mëngjes, hetimet, në këtë zonë, për shkak të vështirësisë në kërkime gjatë natës dhe kohës së gjatë që ka kaluar.
Hetimet vazhdojnë me zbulimin e makinës, që ka bërë transportin e kazanit të mbeturinave të asaj zone dhe përqendrimin e kërkimeve në një pikë të caktuar.
Gjykata vetëm e gjobiti Prrenjasin për rrëmbimin e një të mituri në vitin 2008
Gjykata e Tiranës vetëm e ka gjobitur me shumën prej 600 mijë lekësh, Ardian Prrenjasit, i cili akuzohej në vitin 2008 për rrëmbimin e të mituri.
Zbulohet vendimi i gjykatës, për ngjarjen e ndodhur më datë 30.04.2008. Kjo ka bërë të mundur lirimin e Arsian Prrenjasit, i cili sot është autor i vrasjes së Julian Çelës si dhe i rrëmbimit e përdhunimit të një tjetër të mituri.
Vendimi i Gjykatës