Friday, March 15, 2013

Hapet Edhe Një Tjetër Vrimë Në SHBA – VIDEO

3Pas hapjes së vrimës disa ditë më parë ku humbi jetën Jeff Bush, tani hapet edhe një vrimë tjetër edhe atë në Pensylvania. Kësaj here vrima e gjerë 12 metra u hap në oborr të shtëpisë dhe për fat të mirë familjarët arritën që të largoheshin me kohë.
Sipas të përditshmes “Huffington Post” Doris Jenkins, vajza dhe nipi i saj arritën që të dilnin nga shtëpia, mirëpo tani nuk mund të kthehen në të.
Courtney Smith, gruaja e cila jeton në këtë lagje ka treguar se policia i ka njoftuar që ajo së bashku me familjen ta lëshojnë shtëpinë dhe të evakuohen për një kohë të pacaktuar, njofton Albtime.
Nga autoritet lokale dyshojnë se deri te kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e renditjes së kanalizimeve, mirëpo ende nuk dihet shkaku kryesor. Në afërsi të kësaj vrime janë hapur edhe dy tjera më të vogla.