Monday, March 18, 2013

Harxhon vetëm ajër të pastër, arrin shpejtësinë deri në 140 km/h!

Motoçikleta nuk është motoçikletë nëse nuk dëgjohet zhurma e punës së motorit- është një gjë që do ta thoshin të gjithë shoferët. Por ama, çfarë mund të thuhet për motoçikletën që shkon vetëm me ajër të pastër dhe arrin shpejtësinë deri në 140 km/h.Ka filluar me kornizën e motoçikletës “Yamaha ËR250R”, me një bombolë ke oksigjen për zhytje dhe një motor prej afro dhjetë kilogram që do ta lëvizë këtë. Dean Benstead, maturant nga Australia, ka shpikur projektin “O2 Pursuit”, respektivisht, motoçikletën që për karburant shfrytëzon vetëm ajër të komprimuar nga bombola e oksigjenit për zhytje. E vetmja gjë që duhet dhe kërkohet, është që ti jepet gas, ndërsa ajër që lirohet nga bombola e përshpejton motoçikletën. Me një bombolë të plotë me oksigjen, kjo çudi inxhinierike mund të kalojë 100 km, duke zhvilluar shpejtësinë deri në 140 km/h, transmeton “Wired”. Duke pasë parasysh se karburanti i vetëm për këtë motoçikletë është vetëm ajri i komprimuar ka të bëjë me një mjet ekonomik dhe në aspektin ekologjik i padëmshëm. Nuk ka as bateri që më vonë do të përfundonin në ndonjë deponi, ndërsa bombolat e oksigjenit mund të mbushen për vetëm 2 minuta, përballë për shembull baterive elektrike që duhet mbushur me orë të tëra, raporton ina. Pos kësaj, bombolat e oksigjenit mund të magazinohen pa probleme. Benstead thekson se ajrin që e përdor për lëvizje të motoçikletës, kur kalon nëpër motor mbetet i pandryshuar, kështu që teknikisht dhe faktikisht asgjë nuk ka shfrytëzuar pos shtypjes.