Thursday, March 14, 2013

Horror në Iran, të burgosurit i priten 3 gishta në shesh (FOTO-LAJM)


Nga Irani vijnë sërish pamje të tmerrshme. Një 29-vjeçari të arrestuar për vjedhje i janë prerë tre gishtërinjë në një "shfaqje" përpara një sheshi publik në Shiraz, Iran.


Një ekzekutor i kap dorën e djathtë dhe i pret me një sharrë elektrike tre gishta. Në fotot e publikuara nga mediat, i dënuari mban një kostum burgume ngjyrë jeshile ndërsa sytë i ka të lidhur.

Personi i identifikuar si A. S. H., nuk reagon fare ndaj këtij akti. Ndërsa organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dënuar rende këtë akt.