Tuesday, March 19, 2013

Ja celulari më i hollë në botë

Kompania kineze e telekomunikacionit ZTE planifikon të thyejë disa rekorde në CES 2013, ku në mesin e tyre është celulari më i hollë në botë nga ekranet 5 inç (12.7 cm). ZTE Grand S ka një ekran 5 inç, rezolucion 1920 x1080 pikselë dhe një kamerë 13 megapikselë duke pasur nje trashësi vetëm 6.9 mm. Specifikimet e tjera nuk janë zyrtarizuar ende, por Unwired View raporton se pajisja do të ketë një procesor 1.5 GHz quad-core Qualcomm Snapdragon S4 procesor, 2GB RAM dhe një bateri 2,500 mAh. Çmimi thuhet se do të jetë rreth $449, por saktësisht do të zbulohet në CES 2013, që do të mbahet nga data 8-11 Janar në Las Vegas.