Sunday, March 17, 2013

Ja si duhet shembur një rrokaqiell! (VIDEO)

Një ndërtesë biznesi në qytetin zviceran Aarau është rrënuar të premten me eksplodime të kontrolluara, raportojnë mediat botërore. Rrokaqielli i lartë 45 metra ishte ndërtuar në vitin 1966, ndërsa tash, në vend të tij do të ndërtohet një kompleks objektesh banimi dhe biznesi. Ky është rrokaqielli i parë që është rrënuar ndonjëherë në Zvicër, ndërsa ekspertët e këtyre operacioneve kanë thënë se shembja e tij është kryer pa probleme.