Sekreti i saj ishte pikërisht “që do të bëjë një ndërhyrje estetike brenda shtëpisë së ‘Big Brother’”. Banorët nuk dinë asgjë për këtë sekret të sajin, pasi ata mendojnë se Jonilda doli nga shtëpia si më pak e preferuara nga publiku.
Jonilda ditën e diel ka kryer një ndërhyrje estetike në gjoks dhe tashmë ndodhet fare pranë banorëve dhe më e bukur se kurrë, pasi gjithçka mbaroi me sukses dhe ajo gëzon shëndet të plotë.
Arbana përpara ca minutave kërkon lidhjen me dhomën ku ndodhet Jonilda dhe fillon që ta pyesë atë se si ndjehet. Jonilda i pergjigjet se tashmë ndjehet shumë mirë me shëndet. Ajo thotë se është ndjerë pak e vetmuar duke ndenjur shumë pranë banorëve, por vetëm duke i ndjekur nga televizori i monitorum nga Top Channel.