Tuesday, March 19, 2013

Kameramani ballë për ballë me ariun polar (Foto)

Ishte një moment i tmerrshëm kur kameramani Buchanan doli ballë për ballë me një ari polar që e donte atë për racion dreke.Ariu i uritur me shpejtësi vrapoi në drejtim të tij, mirëpo ai ishte i sigurt, pasi kishte hyrë në një kafaz prej hekurit dhe xhamit rezistues. Për 45 minuta ai xhiroi ariun femër, e cila gjatë gjithë kohës e mbajti atë të rrethuar dhe me dhëmbët e saj të fuqishëm e të mprehtë mundohej ta hapte kafazin. Buchanan, i cili për 20 vjet i filmon këto krijesa të rrezikshme, ato momente i përshkoi si më të frikshmet të jetës së tij. “Arinjtë polarë janë më ndryshe, pa asnjë dyshim ajo më dëshironte për drekë. Ajo ishte shumë rezistuese, gjatë 45 minutave, sa e kam filmuar ajo po kërkonte mënyrën se si ta hapte kafazin dhe të më hante”, ka thënë ai. “Isha i tmerruar dhe mund të dëgjoja dridhjet që ma përshkonin tërë trupin. Ishte një moment sensacional dhe një situatë brengosëse gjithashtu”.