Monday, March 18, 2013

Kinezi që e ka marrë seriozisht fundin e botës(Foto)

Jo, ky kinez nuk pati një vizion nga Zoti. Ai thjesht ka lexuar se sipas kalendarit Maja, bota do të shkatërrohet më 21 dhjetor të këtij viti. Për këtë arsye Lu Zhenghai ka shpenzuar të gjitha paratë e kursyera për të ndërtuar një arkë të Noas. Kjo anije i ka kushtuar atij rreth 125 mijë euro. Është e gjatë 21.2 metra, e gjerë 15.5 metra dhe e lartë 5.6 metra. Lu thotë se edhe pse nuk është shumë e madhe, është i bindur se do i shërbejë për qëllimin për të cilën është ndërtuar. Edhe pse shumë shkencëtarë po garantojnë njerëzit se më 21 dhjetor nuk do të ndodhë asgjë, sërish shumë njerëz janë të terrorizuar. dhjetor nuk do të ndodhë asgjë, sërish shumë njerëz janë të terrorizuar.