Tuesday, March 19, 2013

Kontrata e parë e Messit me Barcelonën

Njëra nga shumë datat që do të kujtohet si historike në futboll është ajo e 14 dhjetorit të vitit 2000. Aso kohe babai i djaloshit Lionel Messi vendosi parafin në marrëveshjen e parë të djalit të tij me Barcelonën, ndërsa e gjitha u zyrtarizua – në salvetë! Atë ditë para 12 vitesh, drejtori i atëhershëm i Barcelonës, Carles Rexach u takua me Jorge Messin për të vendosur për të ardhmen e ekstra-talentit, atëherë 13 vjecar, Leo Messi. Gjatë periudhës testues, Messi i la të gjithë pa koment në La Masija, akademinë e Barcelonës, dhe në të mirë të Lionelit, Raxach dhe Messi senior gjetën gjuhë të përbashkët. Pengesë ishte tashme tregimi i njohur për gjatësinë e Messit, pasi që kishte të tillë në klub që dyshonin në suksesin e tij, mirëpo rritja e hormoneve i ndihmoi, por ai demantoi të gjithë dhe tash është më i mirë nder të mirët. Asgjë nuk do të ishte e pazakonte nëse marrëveshja mos të nënshkruhej në një salvetë të zakonshme në një restorant, i cila tashmë është bërë njëri nga dokumentet më të vlefshëm në sport. (ORAinfo.com)