Sunday, March 3, 2013

Kristen Stewart me paterica në Oscar (Foto)

123stewart-5701 Megjithëse nuk ishte e kandiduar për asnjë cmim Oscar Kristen Stewart nuk mund të mungonte në mbrëmjen gala më të rëndësishme të botës së kinemasë. Aktorja, e kushtëzuar nga një dëmtim në njërën këmbë, u paraqit mbi tapetin e kuq me paterica. Sipas raportimeve të mediave gossip në Shtetet e Bashkuara, aktorja 22-vjeçare ka prerë pjesën e poshtme të njërës këmbë duke ecur aksidentalisht mbi xhama të thyer. Për të gjithë fansat që dëshironin një fotografi prej saj dhe për të kryer “detyrën” në skenën e Oscar-s, Kristen sakrifikoi duke lënë menjanë patericat e duke qendruar në këmbë me vështirësi.